Llapi kampion vjeshtor, fiton Vëllaznimi
Skuadra e Llapit të Podujevës është kampioni i stinorit vjeshtor 2017/18.
Klubi i Llapit barazoi pa gola 0 me 0 kundër kampionit të sezonit të kaluar, Trepça ’89.
Në anën tjetër, Vëllaznimi mposhti 2 me 1 Besën e Pejës e cila është në krizë të thellë.
Me këto rezultate, Llapi shpallet kampion vjeshtor me 34 pikë, Trepça ’89 në pozitën e shtatë me 27 pikë, Vëllaznimi në të nëntin me 25 pikë dhe Besa e Pejës në të 10-in me 13 pikë./IndeksOnline/