75 Mall Live Search
13:19 / E Enjte, 30 Shtator 2021 / OSH

Llapi kërkon suspendimin e Mentor Ajetit, pasi UEFA suspendoi Cakir për gabimet në ndeshjen Milan-Atletico Madrid

Skuadra e Llapit ka reagur në lidhje me suspendimin e referit turk Cuneyt Cakir nga ndeshjet ndërkombëtare, duke thënë se njejt duhet të ndodh edhe në Superligën e Kosovës.

Një penallti e dhënë për Atleticon në minutën e 95 dhe kartoni i kuq për Franck Kessie, janë diskutuar mjaft shumë, teka gjyqtari turk u suspendua.

Ekipi nga Podujeva kërkon të njejtën gjë të ndodh me referin Mentor Ajeti, pasi sipas tyre ky i fundit nuk ishte i drejtë në gjykimin e ndeshjes në humbjen e Llapit ndaj Gjilanit me rezultat 2-1.

Postimi i plotë:

Suspendohet nga garat ndërkombëtare gjyqtari truk, Cuneyt Cakir për gabimet e tij që ndikuan direkt në rezultatin e ndeshjes Milan – Atletico Madrid 👏👏

Por a duhet të veprohet njësoj edhe me gjyqtarin e ndeshjes Gjilani – Llapi, Mentor Ajeti i cili ua mbajti anën vendasve kur rezultati ishte 0:1 në të mirë të ekipit tonë dhe një anshmëria e tij ndikoi direkt në rezultatin final të ndeshjes!Presim nga FFK të marrë veprimet e duhura për gjyqtarin Mentor Ajeti 🙂