Llapi kërkon ti rikthehet fitoreve ndaj Feronikelit ’74, formacionet zyrtare

Sot do të zhvillohen tri ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar, të cilat janë të vlefshme për javën e 14-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.
Në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi do të jetë nikoqire e Feronikelit ’74, shkruan IndeksOnline.
Skuadra e Llapit nuk di për fitore në katër ndeshjet e fundit dhe renditet në vendin e tretë me 22 pikë, ndërsa Feronikeli ’74 është në vendin e tetë, me 12 pikë.
Formacionet zyrtare:
Llapi: Avdyli, Emini, Jashari, Bekteshi, Blakcori, Namani, Ahmeti, Musolli, Veliu, Gashijan, Januzi.
Feronikeli ’74: Meira, Musa, Lladrovca, Bruqi, Halili, Avdyli, Rrahmani, Berisha, Shabani, Shillova, Bachare./IndeksOnline/