75 Mall Live Search
14:58 / E Diele, 16 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Llapi kthehet me fitore nga ”Drenica”, mposht Feronikelin ’74

Gati pas pesë muajve, Llapi ka arritur fitoren e parë në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Podujeva është kthyer me tre pikë nga udhëtimi në Drenas, pasi e mposhti skuadrën e Feronikelit ’74, me rezultat 0-3, shkruan IndeksOnline.

Dy gola në këtë ndeshje i shënoi sulmuesi Valmir Veliu, në minutat 10′ dhe 66′, ndërsa ishte edhe një autogol nga Armend Halili në minutën e 62-të.

Llapi me këtë fitore shkon në kuotën e 21 pikëve për të vazhduar luftën për mbijetesë, pasi renditet në vendin e parafundit në tabelë, ndërsa Feronikeli ’74 renditet e fundit, me vetëm 10 pikë të grumbulluara në 20 ndeshje./IndeksOnline/