15:13 / E Shtunë, 06 Nëntor 2021 / B O

Llapi kthehet me tri pikë nga Malisheva

Llapi ka fituar 1-0 në udhëtim te Malisheva në kuadër të javës së 13-të në BKT Superligën e Kosovës

Vendasit e filluar më mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Hasan Hysenit, por goditjet e tij përfunduan jashtë.

Llapi më pas rrezikoi me anë të Valmir Veliut në minutën e 44-të, por që edhe ai ishte i pasaktë.

Në 45 minutat e dytë, Llapi u këndell dhe arriti që të shënonte golin e epërsisë.

Ishte minuta e 84-të, kur Hoti realizoi për mysafirët, për shifrën 1-0.

Malisheva nuk di për fitore që një kohë të gjatë, derisa llapjanët kanë filluar të këndellen.

Pas javës së 13-të, Llapi është në pozitën e pestë me 18 pikë, ndërsa Malisheva në të tetin me 12 sosh.