75 Mall Live Search
22:50 / E Diele, 26 Qershor 2022 / C E

Llapi luan baras me Makedonija GP në miqësore

Llapi ka luajtur baras me Makedonija GP në miqësoren e zhvilluar këtë diel.

Ndeshja e zhvilluar në Kerçovë ka përfunduar me rezultatin 1:1.

Alef Firmino shënoi golin e vetëm për skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina.

Për fituesit e Kupës së Kosovës ishte kjo ndeshja e tretë miqësore në kuadër të fazës përgatitore.

Llapi kishte luajtur baras 1:1 edhe me Gjilanin, teksa ishte mposhtur 1:0 nga Ballkani.

Kujtojmë se llapjanët në muajin e ardhshëm do të nisin garat në Ligën e Konferencës.

Në raundin e parë kualifikues të kësaj gare, Llapi do të përballet me ekipin nga Mali i Zi, Buduçnosti.