Llapi mbetet në Superligë, mposht Vushtrrinë pas penalltive

Ka përfunduar ndeshja e barazhit mes Vushtrrisë dhe Llapit.
Dhe fati i buzëqeshi Llapit pasi që siguroi qëndrimin në Superligë.
Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 0-0, ndërsa penalltitë e ndryshuan rrjedhojë e lojës, e cila u mbyll me rezultat 4-1.
Në Superligë do të hyjnë nga Liga e Parë, Prishtina e Re dhe Drenica, ndërsa Feronikeli’74 dhe Suhareka do të bien në Ligën e Parë./IndeksOnline/