75 Mall Live Search
15:19 / E Enjte, 19 Shkurt 2026 / G T

Llapi mbetet për disa javë pa portierin kryesor, Coric bëhet operacion

KF Llapi njofton se portieri, Marijan Coric, ka përfunduar me sukses operimin në bërrylin e dorës së majtë.

Pas kontrolleve të detajuara mjekësore, është konstatuar se gjatë një seance stërvitore, Coric ka pësuar bursit traumatik në bërrylin e dorës së majtë, gjë që ka bërë të domosdoshëm intervenimin kirurgjik, shkruan Indeksonline

“Marjo aktualisht ndodhet në tretman mjekësor nën përkujdesjen e stafit profesional dhe pritet të lirohet pas dy ditësh, për të vazhduar më pas me terapitë rehabilituese. Rikthimi i tij në fushën e blertë parashihet të ndodhë brenda tri javës”, shkruhet në postimin e klubit nga Superliga