75 Mall Live Search
13:15 / E Premte, 20 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Llapi mbyll përgatitjet anti-Ballkan

Mëngjesin e sotëm, skuadra e Llapit ka mbyllur përgatitjet e fundit në prag të sfidës së vlefshme për Superkupën e Kosovës, që do të zhvillohet nesër ndaj Ballkanit.

Klubi në një postim në faqen zyrtare thotë se ekipi është në gjendje gadishmërie para këtij dueli të rëndësishëm.

“Brenda kampit stërvitor dhe grupit të futbollistëve po mbretëron një atmosferë impozante dhe një bashkëpunim tejet korrekt me shtabin teknik.
Futbollistët i kanë zbatuar me përpikëri detyrat e dhëna nga trajnerët e ekipit dhe mbetet vetëm angazhim maksimal dhe “luftë” sportive në fushë për arritjen e qëllimit.”
thuhet tutje në njoftim.

Ndeshja e Superkupës së Kosovës ndërmjet Llapit e Ballkanit do të zhvillohet nesër, e shtunë më 21 janar në kompleksin “Titanic Belek Futbol Center” nga ora 15:00 me kohën lokale në Turqi, kurse 13:00 me kohën në Kosovë. /IndeksOnline/