75 Mall Live Search
18:41 / E Premte, 30 Prill 2021 / Blerim

Llapi me dy mungesa të mëdha në dy ndeshjet e radhës

Skuadrës së Llapit nuk do të mund t’i ndihmojnë Januzi dhe Prençi në dy ndeshjet e ardhshme.

Ky vendim vjen si shkak i Komisionit Disiplinor, ku dënon me nga dy-ndeshje moslojë futbollistët në fjalë, shkruan IndeksOnline

Ahmed Januzi pas konfrontim me lojtarin kundërshtar në minutën e 35-të të takimit Ballkani – Llapi, gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq direkt.

Ndërsa, Elvis Prençi pas një ndërhyrje të palejuar u ndëshkua me të kuq në ndeshjen Ballkani – Llapi dhe për këtë nuk do të paraqitet në dy ndeshjet e ardhshme për klubin e tij.

Vendimi i datës 30.04.2021 i Komisionit Disiplinor:

Lojtari i KF Llapi, me nr. 27 Ahmed Januzi dhe nr. ID 000635M88. Konfrontim me lojtarin kundërshtar në minutën e 35-të, për çka gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq direkt, në ndeshjen Ballkani – Llapi. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:

DËNOHET me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.Lojtari i KF Llapi me nr. 5 Elvis Prençi dhe nr. ID 014446M93.

Ndërhyrje e pa lejuar si lojtar i fundit, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt, në ndeshjen Ballkani – Llapi. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:DËNOHET me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.