75 Mall Live Search
17:10 / E Mërkurë, 27 Shtator 2023 / C E

Llapi me hap kampioni, e përmbys Malishevën dhe vazhdon “mbretërimin”

Llapi ka fituar me përmbysje në ndeshjen përballë Malishevës në kuadër të javës së shtatë të Superligës së Kosovës.

Malisheva ishte në epërsi të dyfishtë me golat e Oshafi në minutën e 25-të dhe Brruti në minutën e 54-të.

Llapi u rikthye në lojë duke përmbysur rezultatin. Golat i shënuan Muhamet Hyseni (60’ dhe 90+7’) dhe Januzi në minutën e dytë shtesë.

Llapi është në vendin e parë në tabelë me 14 pikë, një më shumë se Ballkani. /IndeksOnline/