Llapi me transferim bombastik, vije lojtari i Kombëtares Shqiptare
Pas pak minutash, Llapi nga Podujeva pritet të bëj njërin nga transferimet më bombastike të afatit kalimtar.
Skuadra e Tahir Batatinës raportohet se ka arritur marrëveshje me njërin nga lojtarët më të mirë në Kampionatin Shqiptar, Sebino Plakun.
Futbollisti që disa herë është ftuar edhe nga Kombëtarja Shqiptare pritet të zyrtarizohet te Llapi sot gjatë ditës.
Plaku është 34 vjeçar, por ka karrierë të pasur në futboll.
Më parë ka luajtur edge bë Evropë te një skuadër norvegjeze si dhe te Slasku i Polonisë. /Indeksonline/
