Llapi merr fitore të madhe në Drenas, mposht “Niklin” në minutat e fundit
Llapi ka mposhtur Feronikelin me rezultat 1-2 në derbin e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës.
Llapjanët kaluan të parët në epërsi me golin e Mentor Zhdrellës në minutën e 40-të të ndeshjes.
Rezultatin e barazoi Mevlan Zeka në minutën e 82-të të ndeshjes.
Fitoren Llapit ia solli Mergim Pefqeli në minutën e fundit të ndeshjes.
Me këtë fitore, Llapi merr pozitën e parë në tabelë me 17 pikë, aq sa ka edhe Ballkani, derisa Feronikeli bie në vendin e tretë me 15 pikë. /IndeksOnline/