Llapi mposht KEK-un, i afrohet vetëm 1 pikë Ferronikelit
Llapi ka shënuar bindëse ndaj KEK-ut, duke e mposhtur me rezultat 3:0.
Golat për llapjanët i shënuan Zhdrella, Idrizi dhe Ramadani.
Vendasit e luajtën komplet pjesën e dytë pa një lojtar, pas përjashtimit me karton të kuq të Stullqakut në minutën e 38-të të takimit.
Me këtë fitore, Llapi i afrohet Feronikelit në vetëm një pikë diferencë për pozitën e dytë, ndërsa KEK’u mbetet e fundit në renditje. /IndeksOnline/