Llapi mposhtet në shtëpi nga Ferizaj
Ferizaj ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Llapit 2:4 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë në një ndeshje spektakël që pati pothuajse çdo gjë, gola, kartona të kuq e madje edhe ndërprerje të takimit dhe refuzimit për ta vazhduar ndeshjen.
Qysh në minutën e tretë, Përparim Livoreka kaloi Ferizajn në epërsi. Në minutën e 17-të vërshëllimat nga publiku ndalin aksionin e Ferizajt duke menduar për pozitë jashtë loje, ndërsa gjyqtari i takimit i dha vërejtje skuadrës së Llapit.
Në minutën e 33-të. Ferizaj dyfishoi epërsinë nëpërmjet Mustafës, ndërsa 10 minuta më vonë Mentor Zhdrella ngushtoi rezultatin duke qenë i saktë nga 11-metërshi, shkruan Indeksonline.
Pas përfundimit të pjesës së parë, skuadra e Ferizajt nuk pranonte të dilte në fushë sepse një futbollist i tyre është sulmuar në momentin kur ka përfunduar pjesa e parë duke u drejtuar në zhveshtore.
Megjithatë, pas disa minutave, ndeshja rifilloi dhe menjëherë pas dy minutave, Ferizaj shënon për 1:3, Golashënues ishte Benjamin Asani.
Në minutën e 67-të, Ferizaj shënoi golin e katërt me Adonis Shalën, ndërsa një gabim i portierit të Ferizajt i kushtoi me gol, ku përfitoi Behar Maliqi.
Në minutën e 88-të, kapiteni i Llapit u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Me këtë fitore, Ferizaj ngjitet në pozitën e 8-të me 9 pikë, ndërsa Llapi mbetet me 17 pikë./Indeksonline/