75 Mall Live Search
15:51 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / A. A

Llapi mund të dënohet nga FFK, pasi lejoi hyrjen e tifozëve në stadium

Komisioni i Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës ka ngritur inicim disiplinor ndaj Llapit, për lejimin e tifozëve në stadium.

Në ndeshjen e fundit kundër Ballkanit, në kuadër të Kupës së Kosovës, ishin të pranishëm rreth 200 shikues në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Komisioni i Garave vlerëson se kjo bie ndesh me rregullat anti-covid19.

Përveç kësaj, Llapi mund të dënohet për hedhjen e fishekzjarreve në fushë.

/Indeksonline/