12:12 / E Hënë, 29 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Llapi ndan rrugët me mbrojtësin brazilian

Përmes një postimi në Facebook, KF Llapi ka bërë të ditur se pas një marrëveshjeje të dyanshme, kanë ndërprerë bashkëpunimin me mbrojtësin e majtë, Fernando Augusto – Fernandinho.

Fernandinho luajti për llapjanët gjithsej në 24 ndeshje, duke realizuar 2 gola dhe 3 asistime. /IndeksOnline/