Llapi ndërpren kontratën me kapitenin e klubit, arsyeja e çuditshme

Kapiteni i Llapit, Bujar Idrizi, është larguar nga klubi duke e ndërprer kontratën me marrëveshje të dyanshme.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Llapit, duke njoftuar se arsyeja e ndërprerjes së kontratës është se Idrizi do ta vazhdoj jetën jashtë Kosovës, duke ju bashkuar familjes, transmeton IndeksOnline.
”KF Llapi njofton se pas katër vite e gjysmë bashkëpunimi me kapitenin e skuadrës, Bujar Idrizi, do ndërprehen marëdhëniet kontraktuale përshkak se Idrizi jetën do ta vazhdoj jashtë Kosove, ku do i bashkohet familjes në Gjermani.”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Faleminderit për kontributin dhe suksese në jetë Kapiten
Kapiteni i skuadrës, Bujar Idrizi do ta vazhdoj jetën në GjermaniKF Llapi njofton se pas katër vite e gjysmë bashkëpunimi me kapitenin e skuadrës, Bujar Idrizi, do ndërprehen marëdhëniet kontraktuale përshkak se Idrizi jetën do ta vazhdoj jashtë Kosove, ku do i bashkohet familjes në Gjermani.
Ndonëse vendim shumë i vështirë largimi nga Kosova dhe nga ekipi i zemrës, Llapi, Idrizi do jetë përgjithmonë pjesë e historisë sonë ku me të si kapiten kemi arritur të fitojmë 2 herë Kupën e Kosovës, 1 herë Superkupën dhe 2 herë Superkupën Kosovë-Diasporë.
Kapiteni Idrizi, prijësi dhe lideri i ekipit tash e 4 vite e gjysmë është paraqitur në 151 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola e 12 asistime në 13.228′ minuta të luajtura.
Është nder dhe privilegj i madh ta kishim një kapiten si Bujar Idrizi, një njeri me sjellje shembullore dhe karakter të madh të futbollistit që nuk ka kursyer asgjë nga vetja në secilën ndeshje e secilën minutë të luajtur me ekipin tonë.
Faleminderit Buli, shpresojmë që të kesh jetë të lumtur dhe të suksesshme sepse e meriton!Suksese KAPITEN BUJAR IDRIZI /IndeksOnline.