75 Mall Live Search
16:12 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Llapi në epërsi ndaj Dukagjinit

Është duke u zhvilluar ndeshja ndërmjet Llapit dhe Dukagjinit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Skuadra e Tahir Batatinës ka arritur të gjej golin e epërsisë qysh në minutat e parë të ndeshjes.

Është Elvis Prençi i cili ka realizuar golin e parë për Llapin në minutën e tretë pas një ndërprerje të skuadrës vendase.

Kujtojmë që kjo është ndeshja e parë në Superligën e Kosovës pas rikthimit pas rreth 3 mujash të futbollit kosovar./IndeksOnline/