75 Mall Live Search
17:48 / E Enjte, 11 Nëntor 2021 / LB

“Llapi në këmbë”, LDK me tubim madhështorë në Podujevë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim madhështor në Podujevë.

Kandidati i këtij subjekti për kryetar të kësaj komune, Ekrem Hyseni ka falënderuar llapjanët për këtë tubim.

Ai në Facebook, ka shkruar se do të mbetet përherë i njëjti e në shërbim të tyre.

Postimi i plotë i Hysenit:

Faleminderit Llapi im ♥️

Ju me mbështetjen tuaj ma keni dhënë nderin më të madh të jetës time!

Do të mbetem përherë i njejti, në shërbimin tuaj!

Zoti e bekoftë Llapin!

I juaji, Doku.

#LDK160✅