21:24 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / OSH

Llapi në pozitën e parafundit, Batatina: Gjendemi aty rastësisht

Trajneri i KF Llapit, Tahir Batatina beson se skuadra e tij gjendet rastësisht në pozitën e parafundit në tabelë.

Përmes një postimi, Batatina ka shkruar se skuadra e tij shumë shpejtë do të ngrihet pasi beson në cilësinë e skaudrës, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur llapjanë dhe “Legjenda”

Urime fitorja e madhe e arritur si mysafir sot me shumë angazhim, djersë e ‘luftë sportive’ në fushë ndaj një kundërshtari shumë cilësor siq ishte KF Drenica.

Kjo fitore është e vlefshme shumë për faktin se kemi qenë në krizë të rezultateve e jo të lojës, sepse edhe në ndeshjet kur kemi humbur, kemi shfaqur lojë të bukur e me shumë raste.

Le të jetë kjo fitore pikë kthesa e rezultateve pozitive për skuadrën e qytetit, për të cilën po punojmë pa rreshtur që të bëjmë krenar secilin tifoz tonin kudo në botë.

Iu them me bindje se pozita në të cilën gjindemi është e rastësishme dhe shumë shpejt do ngritemi sepse besoj në cilësinë e grupit, punën e shtabit teknik dhe stafit tim, të cilët japin maksimumin çdo herë që K.F. Llapi të arrij majet e suksesit.

I juaji
Tahir Batatina