12:11 / E Enjte, 15 Shkurt 2024 / G T

Llapi nënshkruan kontrata profesionale me dy lojtarët U19

Skuadra e Llapit kohëve të fundit është duke i dhënë hapësirë të jashtëzakonshme talentëve të futbollit.

Dy lojtarët të grupmoshave U19 kanë firmosur kontrata profesionale me skuadrën nga Podujeva, shkruan Indeksonline

Bëhet fjalë për Eris Avdullahun dhe Blendon Llalloshi, të cilët ishin pjesë e ekipit zixhirë.

“Avdullahu e Llalloshi kanë shumë potencial për të ardhmen dhe pas insistimit të vazhdueshëm të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella dhe Shefit të shtabit teknik, Tahir Batatina, të dy do jenë pjesë e ekipit me kontrata profesionale”, shkruhet në njoftimin e klubit

Postimi i plotë: