Llapi nënshkruan me futbollistin e Feronikelit

Llapi ka bërë një tjetër transferim gjatë afatit kalimtar të janarit.
Skuadra nga Podujeva ka nënshkruar me mesfushorin e Feronikelit, Albutrint Morina, shkruan Indeksonline.
Ky është njoftimi i skuadrës në rrjetet sociale:
Familjes bardhekaltër të KF Llapit nga dita e sotme i është bashkangjitur edhe mesfushori i mirënjohur, Albutrint Morina. Për gjatë dy edicioneve të kaluara tek Feronikeli, veçanërisht në edicionin 2018/19 Morina ishte ndër protagonistët kryesor në shpalljen kampion.

Albutrint Morina, 26 vjeç, i lindur më 20.02.1993 në Gjakovë është mesfushor me tipare ofanzive dhe mund të luaj edhe si mesfushor defanziv. Fillet e karrierës i ka pasur tek KF Vëllaznimi, kurse në dy vitet e fundit ka qenë pjesë e kampionit aktual, Feronikelit.
Pas mbylli marrëveshjen me Feronikelin si kampion, Albutrint Morina nga dita e sotme fillon një aventurë të re, i bashkangjitet Llapit për të përforcuar dhe për të shtuar cilësitë në radhët e klubit!
MIRËSEVJEN ALBUTRINT MORINA
