75 Mall Live Search
19:30 / E Martë, 10 Qershor 2025 / MSH

Llapi nënshkruan me Haxhiun

KF Llapi ka siguruar shërbimet e 21-vjeçarit, Festim Haxhiu.

Pasi doli nga akademia llapjanë, Haxhiu po rikthehet sërish në fole, për të luftuar për titujt e sezonit të ardhshëm, shkruan IndeksOnline.

“Mirë se vjen, Festim Haxhiu

21-vjeçari rikthehet tek Llapi pas dy vite e gjysmë tek Vjosa

Klubi Futbollistik Llapi njofton se ka rikthyer në radhët e veta futbollistin e dalur nga Akademia, Festim Haxhiu.

Mbrojtësi i qendrës ka kaluar të gjitha kategoritë e reja në Akademinë tonë, kurse ka bërë karrierë edhe tek Besa, Liria dhe së fundmi Vjosa.

Haxhiu ka nënshkruar kontratë trevjeçare nga sezoni i ri do i mbroj ngjyrat e klubit të vendlindjes” thuhet në njoftimin e ekipit.