Llapi nikoqir i Trepçës ’89, formacionet zyrtare

Sot zhvillohen tre ndeshje interesante në futbollin kosovad, të vlefshme për javën e 20-të të AlbiMall Superligës.
Llapi do të jetë nikoqire e Trepçës ’89, në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, në ndeshjen e cila fillon nga ora 13:00, shkruan IndeksOnline.
Dy skuadrat vijnë në këtë sfidë pas fitoreve në javën e kaluar, me vendasit që triumfuan 0-1 në udhëtim te Drenica dhe 89-shin që triumfoi 1-0 ndaj Dritës.
Tashmë janë publikuar edhe 11-shet startuese nga të dy skuadrat.
Formacionet zyrtare:
Llapi: Avdyli, Milic, Bytyqi, Krasniqi, Neto, Shabani, Selimi, Limani, Fazliu, Alidema, Firmino.
Trepça ’89: Kaqiu, Ameworolna, Hana, Haliti, Dushi, Peci, Nimani, Rrahmani, Muja, Gashi, Fatty./IndeksOnline/