75 Mall Live Search
21:28 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

Llapi nis përgatitjet për edicionin e ri

KF Llapi ka nisur përgatitjet për edicionin e ri. Të gatshëm për misionin e përbashkët që ia kemi vënë vetes.

Shtabi teknik, futbollistët e KF Llapi, së bashku edhe me disa futbollistë që u testuan ku së shpejti do merret vesh e ardhmja e tyre, kanë nisur përgatitjet për edicionin e ri të Superligës.

Kryetrajneri i skuadrës, Tahir Batatina u ka bërë të qartë futbollistëve se nga sot fillon një nismë e re e përbashkët ku do jemi konkurrent për titullin kampion dhe daljen në Evropë.

Nga nesër, skuadra fillon me punë intensive nga dy herë në ditë.