75 Mall Live Search
20:28 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Llapi nuk e ”përbin” humbjen ndaj Ballkanit, akuzon gjyqtarin Mervan Bejtullahun

Skuadra e Llapit, e drejtuar nga Tahir Batatina, ka shënuar humbjen e radhës ditën e sotme.

Me rezultat 2:1, Ballkani mposhti ekipin nga Podujeva, shkruan IndeksOnline.

E rreth kësaj humbje ka reaguar KF Llapi, ku kaë akuzuar gjyqtarët, duke thënë se janë dëmtuar padrejtësisht me gjykime tendencioze.

E kryesisht kanë akuzuar Mervan Bejtullahun.

”Bejtullahu me vendimet e tij të dyshimta ka dëmtuar skuadrën tonë në tri ndeshje: duke pranuar golin e Dukagjinit kur topi ishte në lëvizje si gjyqtar kryesor i ndeshjes, duke asistuar gjyqtarin kryesor, Genc Nuza, për një penallti të dyshimtë për Ferizajn, dhe duke asistuar sot gjyqtarin kryesor, Dardan Çaka, për penalltinë e akorduar për Ballkanin.”, thuhet në reagimin e klubit.

Postimi i plotë: