Llapi nuk ndalet, vazhdon me përforcime

Skuadra e Llapi është duke e shfrytëzuar afatin e transferimeve për ta forcuar më shumë skuadrën e tyre.
Klubi përmes një postimi e ka konfirmuar transferimin më të ri që është Nertil Hoxhaj, futbollist nga Fieri.
Hoxhaj besohet se do t’i dhurojë më shumë siguri skuadrës së Llapit, shkruan Indeksonline.
Ky është postimi i plotë i KF Llapit:
Zyrtare: Përforcimi më i ri i Llapit është Nertil Hoxhaj
22 vjeçari nga Fieri e përforcon edhe më shumë fazën defanzive
Podujevë, 6 janar 2020 – Gjatë ditës së sotme skuadra e Llapit është përforcuar me mbrojtësin e krahut të majtë, Nertil Hoxhaj, i cili së fundmi ishte pjesë e Vushtrrisë. Drejtuesit e klubit kanë vendosur të nënshkruajnë kontratë me kohëzgjatje 1 vit e gjysmë, që e mban Hoxhajn në klub deri në verën e vitit 2022
Nertil Hoxhaj, 22 vjeç, i lindur më 21.05.1997 në Fier, mbrojtës i krahut të majtë, luan me këmbë të majtë. Karrierën e tij futbollistike e ka filluar si junior tek Partizani i Tiranës, nga aty ka kaluar tek Flamurtari i Vlorës. Nga një edicion është paraqitur edhe për Bylisin, Elbasanin dhe së fundmi Vushtrrinë, ku është paraqitur në 10 ndeshje dhe ka realizuar 1 gol.
MIRËSEVJEN NERTIL HOXHAJ