75 Mall Live Search
17:36 / E Diele, 01 Nëntor 2020 / C E

Llapi paralajmëron tërheqjen nga Superliga

Llapi sot u mposht nga Drita me rezultat 1-2 në ndeshjen e Superligës.

Skuadra nga Podujeva pretendon se u dëmtua në dy raste në këtë sfidë dhe tani ka thirrur një mbledhje urgjente.

Kryesia e klubit është duke shqyrtuar vazhdimin e kampionatit ose të tërhiqet nga garat.

Ky është njoftimi i tyre:

Komunikatë për shtyp

Kryesia e K.F. Llapi mbledhet sonte urgjentisht dhe do të shqyrtoj seriozisht vazhdimin e garave.

Edhe pse po ndihemi keq si Kryesi dhe si familje që kemi investuar shumë në futbollin llapjan por ne nuk mund të vazhdojmë më me këtë tendencë ndaj klubit tonë, Llapit.

E dhimbshme të rikthehemi në Ligën e Parë por ne nuk mundemi më, ne do të vazhdojmë të investojmë në futboll por jo në këtë kohë që për kundërshtarë në fushën e lojës kemi këso gjyqtarë që shkelin mbi djersën e futbollistëve dhe mundin e shpenzimet marramendëse të donatorëve.