Llapi pësoi humbje në Turqi, mposhtet nga skuadra ukrainase
Llapi ka zhvilluar një ndeshje miqësore gjatë ditës së sotme.
Ata u mposhtën nga skuadra ukrainase, Oleksandriya me rezultat 3-1 në Antalia të Turqisë.
Golat u realizuan nga Shostak, Mateus dhe një autogol, ndërsa të vetmin për Llapin e shënoi Edon Sadriu.
Miqësoren e radhës Llapi do ta zhvillojë më 28 janar, ndaj skuadrës nga Kazakistani, FC Kaysar./IndeksOnline/

