Llapi pëson humbje nga skuadra e Ligës së Parë

Skuadra e Llapit, sot ka zhvilluar një ndeshje miqësore me KF Ulpianën.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi”, ku fitues ishte klubi nga Liga e Parë, ku rezultati përfundimtar ishte 3-1, shkruan IndeksOnline.
FT KF Ulpiana – KF Llapi 3:1
Aurel Limani shënoi dy gola për Ulpianën, kurse një u shënua nga Liron Tasholli.
Për Llapin holasbenues ishte Diar Vokrri./IndeksOnline/