Llapi po bëhet Hysi i ri, kompleton treshen Osmani – Zhdrella – Zabërxha
Labinot Osmani është futbollisti më i ri i Llapit. Një nga golashënuesit më të mirë në histori të Superligës, ka nënshkruar kontratë një vjeçare me ekipin e Tahir Batatinës.
Në këtë afat kalimtar Llapi ka transferuar edhe sulmuesin Enis Zabërxha, ndërsa Mentor Zhdrella vazhdoi kontratën.
Në këtë mënyrë ky klub ka rikthyer në Podujevë treshen e famshme të klubit të Hysit që në vitin 2011 shpallej kampion i Kosovës.
Ky është njoftimi i Llapit.
Zyrtare: Labinot Osmani nënshkruan me Llapin
Golashenuesi më i mirë i Vushtrrisë bëhet pjesë e familjes bardhekaltër
Podujevë, 30 korrik 2019 – Sulmuesi vushtrrias, Labinot Osmani, i mirënjohur për publikun llapjan edhe zyrtarisht është pjesë e Llapit, pasi gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin.
Labinot Osmani, qendërsulmues, ka luajtur për skuadrat e Hysit, Prishtinës, Feronikelit dhe së fundmi Vushtrrisë, me të cilën u inkuadrua në Superligë dhe arriti shifrën e 20 golave dhe 10 asistimeve.
/Indeksonline/