21:22 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Llapi po i ndërron trajnerët si “çorapet”, largohet edhe Shotani

Llapi do të duhet të gjej një trajner të ri për sezonin pranveror.

Skuadra nga Podujeva, përmes një komunikate në Facebook ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Bekim Shotani.

Shotani mori drejtimin e Llapit me 19 tetor, ku nuk qëndroi as dy muaj në stolin e skuadrës.

Ai u bë trajner pas shkarkimit të Bylbyl Sokolit që solli edhe dorëheqjen e presidentit të klubit.

Ky është njoftimi i KF Llapit:

FALEMINDERIT BEKIM SHOTANI!

Me marrëveshje të dyanshme mes klubit dhe kryetrajnerit Bekim Shotani është mbyllur bashkëpunimi mes dy palëve me pëlqimin edhe të Kryetrajnerit për arsyeje familjare.

Kryesia e KF Llapit, Kryetari i klubit, Beqir Batatina dhe Drejtori ekzekutiv-sportiv, Tahir Batatina falenderojnë Bekim Shotanin për kontibutin e dhënë dhe për punën profesionale si Kryetrajner i skuadrës së Llapit.

Për të gjitha informatat tjera në lidhje me transferimet dhe zyrtarizimet e reja do njoftoheni me kohë.