75 Mall Live Search
12:00 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Llapi po i ndërron trajnerët sikur çorapet, e largon edhe Rexhepin

Klubi futbollistik “Llapi” njofton për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Xhengis Rexhepi.

Si pasojë e mungesës së pikëve të parapara në xhirotë e luajtura, drejtuesit e klubit dhe Xhengis Rexhepi kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

KF “Llapi” e falenderon Rexhepin për punën profesionale të bërë me klubin gjatë kësaj periudhe dhe i dëshiron suksese në karrierë.

Njëherit klubi njofton se nga dita e sotme, Kryetrajner i Llapit do jetë Tahir Batatina i cili sot do filloj stërvitjet me skuadrën.

Ky është trajneri i katërt i Llapit në këtë sezon që është shkarkuar./Indeksonline/