18:59 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / A. A

Llapi prezanton blerjen e re, thotë se nuk do jetë transferimi i fundit në janar

Llapi ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me sulmuesin Enis Stublla.

Në pjesën vjeshtore të kampionatit, 21 vjeçari luajti me Onixin në Ligën e Parë.

Stublla për herë të parë do të luaj në Superligë, ndërsa në të kaluarën ka bërë karrierë edhe te KEK-u e Minatori.

Ekipi i Tahir Batatinës ka njoftuar se Stublla nuk do të jetë transferimi i fundit në këtë afat kalimtar, pasi Llapi synon të transferoj edhe një futbollist para se të nis përgatitjet në Antalya të Turqisë.

/Indeksonline/