Llapi prezanton fanellat e reja për sezonin 2024/25

Skuadra e Superligës së Kosovës, Llapi ka zbuluar fanellat e reja për sezonin e ri 2024/25.
Klubi nga Podujeva, këto fanella do t’i bartë edhe në ndeshjet e fazës parakualifikuese për UEFA-në Europa League, shkruan Indeksonline
“Si gjithnjë ngjyra e bardhë dhe e kaltër janë ngjyrat tona tradicionale dhe të zezën do ta shfrytëzojmë si fanellë të tretë”, shkruhet në njoftimin e klubit
Kujtojmë se Llapi sezonin e kaluar në Superligë e mbylli në pozitën e dytë në tabelë./Indeksonline/