75 Mall Live Search
22:34 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Llapi prezanton ish-portierin e Sampdorias

Giacomo Nava, nënshkruan kontratën dhe prezantohet tek Llapi

22 vjeçari me gjatësi senzacionale 1.94 m do jetë gardian i Llapit me kontratë 1 vjeçare e gjysmë!

Podujevë, 7 janar 2020 – Ka arritur përforcimi më i madh i klubit në këtë afat kalimtar, Giacomo Nava i cili me cilësitë që posedon pritet të jetë siguria e madhe e Llapit. Nava para pak çastesh ka firmosur kontratën që e mban në klub deri në verën e vitit 2021.

Giacamo Nava, 22 vjeç, i lindur më 27.01.1997 në Lavagna të Italisë. Portier italian, reprezentues i Italisë në grupmoshat e reja. Spikasin paraqitjet e tij të shumta duke filluar nga gjenerata U19 e klubit të madh italian Sampdoria.

 Ka mbrojtur edhe për Lentigione dhe Lecco, kurse në edicionin e fundit ishte pjesë e klubit italian, Rimini. Në karrierën e tij të pasur, numëron 113 paraqitje, prej tyre ka 43 ndeshje pa gol të pranuar.