Llapi prezanton portierin “gjigand”, më i gjati në histori të Superligës së Kosovës

Ashtu siç kishte njoftuar Indeksonline ekskluzivisht, Llapi ka nënshkruar me portierin kroat, Marijan Coric.
2 metra e 4 centimetra është gjatësia e kroatit që do të bëhet lojtari më i gjatë në histori të Superligës së Kosovës.
Coric është 25 vjeç, i lindur në Čapljina dhe tek Llapi vie nga skuadra SV TEC Tiel në Hollandë.
Marijan Coric karrierën e ka filluar tek NK Istra 1961, ekip në të cilin kaloi kategoritë e reja zinxhirore deri tek U19, ku më pas ishte i huazuar tek skuadra e famshme italiane, Parma së pari në U19 e më pas edhe në skuadrën e parë.
Karrierë ka bërë edhe në skuadrën tjetër italiane, Spezia Calcio si dhe në NK Kustosija Zagreb NK Uljanike në Kroaci, e FK Palanga në Lituani, kurse së fundmi ishte pjesë e skuadrës hollandeze SV TEC Tiel.
Kroati ka nënshkruar kontratë gjashtë mujore me opsion rinovimi edhe për edicionin tjetër nëse palët dakordohen dhe janë të pajtimit për të vazhduar bashkëpunimin./Indeksonline/
