75 Mall Live Search
14:22 / E Shtunë, 18 Qershor 2022 / Gj. Sh

Llapi prezanton transferin e ri

Skuadra e Llapit, ka transferuar mesfushorin Ardi Qorri nga Feronikeli, raporton Indeksonline.

Qorri ka nënshkruar kontratë pesë vjeçari me skuadrën e Llapit.

Ai në edicionin e fundit u paraqit në 34 ndeshje për Feronikelin duke arritur të realizoj 6 gola e 1 asistim.

”21 vjeçari theksoi se pa u menduar dy herë zgjodhi ta pranoj Llapin si një klub që u jep hapësirë të rinjëve dhe se puna me trajnerin Batatina do ta shtyj atë ta jap më të mirën nga vetja që t’i tregoj vlerat.

Ardi u nda i kënaqur me kushtet e ofruara nga klubi dhe pasi firmosi kontratën, do t’i bashkohet grupit të lojtarëve në përgatitjet për garat evropiane që do t’i zhvillojmë në Strugë.”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ky është trasnferimi i 4-të i skuadrës së Llapit, pasi ka nënshkruar edhe me golashenuesin më të mirë të sezonit të kaluar Gerhard Prognin, sulmuesin Albion Kurtaj, dhe mbrojtësin e majtë, brazilianin Fernando Augusto./Indeksonline/