12:29 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Llapi – Prishtina, formacionet zyrtare

Java e 15-të në Superligën e Kosovës në futboll fillon me dy ndeshjet e ditës së shtunë.

Në fakt këto dy përballje priten të jenë edhe dy takimet më të nxehta të javës.

Në Drenas takohen Feronikeli dhe Drita, ndërsa në Podujevë Llapi e pret Prishtinën.

Rivalët rajonal janë në kërkim të titullit edhe këtë edicion, megjithëse për të dy këto skuadra ‘misioni’ duket mjaft i vështirë.

Si Llapi ashtu edhe Prishtina ndodhen prapa liderit Gjilani plot gjashtë pikë, ndaj çdo gabim nga kjo ndeshje mund tu kushtojë atyre me humbjen e hapit për titullin kampion.

Tashmë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do të nisin ndeshjen.

Ndeshja mes Llapit dhe Prishtinës fillon nga ora 13:00.