75 Mall Live Search
15:27 / E Diele, 02 Maj 2021 / Blerim

Llapi – Prishtina, shënohen dy gola

Janë shënuar dy gola në ndeshjen ndërmjet Llapit dhe Prishtinës, duel ky në kuadër të xhiros së 32’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Golin e parë dhe të epërsisë për Prishtinën e ka shënuar, Makenda në minutën e 14’të të takimit, por nuk kaluan shumë minuta, Llapi u kundërpërgjigj me golin e Adonis Aliut në minutën e 19’të, shkruan IndeksOnline

Rezultati aktual i takimit është 1:1.