75 Mall Live Search
18:57 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Llapi qetëson tifozët, mposht Flamurtarin në shtëpi

Kanë përfunduar katër takimet e fundit të javës së 30-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Tahir Batatinës ka arritur të shënoj fitore në përballjen ndaj Flamurarit, të zhvilluar ën stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan IndeksOnline.

Kastriot Selmani ishte ai i cili ia siguroi tre pikë skuadrës llapjane, me golin e shënuar në minutën e 59-të të ndeshjes.

Me këtë fitore Llapi tanimë renditet në pozitën e gjashtë me 42 pikë të grumbulluara, dy pikë më shumë se Flamurtari që renditet një pozitë më poshtë./IndeksOnline/