17:56 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Llapi rikthehet me fitore

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Llapit dhe Dukagjinit, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Skuadra llapjane ka arritur një fitore të pritshme ndaj Dukagjinit me rezultat 4:1, shkruan IndeksOnline.

Djelmoshat e Tahir Batatinës ishin më të mirë se kundërshtari qysh nga fillimi i ndeshjes, duke arritur të shënojnë golin e parë qysh në minutën e tretë të ndeshjes me anë të Elvis Prençit i cili arriti të realizoj pas një ndërprerje të skuadrës vendase.

Ndërkohë në fillim të pjesës së dytë u shënuan dy gola të shpejtë nga një për secilën skuadër.

Llapi arriti ta dyfishojë epërsinë me anë Kastriot Selmanit i cili realizoj me kokë, ndërsa tre minuta më vonë skuadra mysafire arriti ta ngushtojë epërsinë me anë të Erblind Mulaj.

Ersil Ymeri i cili pak minuta pas inkuadrimit arriti të realizoj me kokë pas harkimi të Alban Shabanit për të dyfishuar epërsinë e Llapit, ndërsa krejt në fund të ndeshjes ishte Valmir Veliu ai i cili realizoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

ME këtë fitore Llapi ngritet në pozitën e pestë me 37 pikë, ndërsa Dukagjini mbetet e fundit në renditjen tabelare./IndeksOnline/