Llapi rikthen një lojtar në skuadër, a do të jetë Mirlind Daku i dyti?
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, dje postoj një foto në Facebook, ku paralajmëroj diçka.
Pak çaste pas postimit nga Batatina, u bë zyrtarizimi i mbrojtësit të majtë, Ilir Blakçorit në Llap.
Mirëpo ajo çfarë bie në sy më shumë është komenti i Fehmi Dakut, babait të lojtarit Mirlind Daku, që para disa viteve ishte pjesë e Llapit.
Ai në postimin e trajnerit të kësaj skuadre, ka dërguar një foto të Dakut, ku ngriti dyshimet për një kthim të sulmuesit tek skuadra e vjetër, shkruan IndeksOnline.
Po ashtu komenti i tij u shoqërua me ‘Like’ nga presidenti i klubit të llapjanëve, Beqir Batatina.
Megjithatë, rreth të ardhmes së gjilanasit ka pasur spekulime të shumta, nëpër media u përfol se ai do të transferohej në La Liga.
Se çfarë ka vendosu sulmuesi në lidhje me karrierën e tij, pritet ta shohim ditët në vijim. /IndeksOnline/



