Llapi ruan hapin, KEK-u bie nga liga me rekord negativ
Ashtu sic edhe është prituar, Llapi ka mposhtur KEK-un, humbje kjo që ishte edhe goditje fatale për “elektricistët” të cilët tani edhe matematikisht kanë rënë nga Superliga.
Fitorja me rezultat minimal 0-1 e Llapit, ishte e mjaftueshme që të qëndrojnë në hap me Feronikelin dhe Prishtinën në luftën për titull.
Me këtë fitore Llapi ngjitet në vendin e dytë, ku grumbullon 57 pikë, një pikë më shumë se Prishtina, por këta të fundit kanë një ndeshje mangu.
Goli i vetëm në këtë takim u shënua në minutën e 72-të dhe ishte një autogol nga lojtari i KEK-ut, Vitija.
KEK-u me sot bëhet ekipi i parë në histori të Superligës që bie kaq herët nga liga. Saktësisht 7 javë pa përfunduar stinori. /IndeksOnline/