75 Mall Live Search
15:02 / E Diele, 15 Mars 2026 / L A

Llapi shënon “golin e artë” në fund, e mposht Dukagjinin

Llapi ka arritur fitoren e dytë radhazi në Superligë.

Ata mposhtën Dukagjinin në Klinë, me rezultat të ngushtë 1-2 duke kthyer buzëqeshjen te skuadra llapjane.

Golat për Llapin i shënoi Edon Sadriu dhe Fiton Ademi, ndërsa për vendasit ishte Hekuran Berisha ai që shënoi.

Me këtë fitore, Llapi është në pozitën e 7-të me 29 pikë, ndërsa Dukagjini e 6-ta me 33 pikë./IndeksOnline/