75 Mall Live Search
17:10 / E Diele, 09 Prill 2023 / C E

Llapi “shkatërron” Drenicën, Gjilani mposhtet nga Ferizaj

Gjilani ka pësuar humbjen e dytë radhazi.

Skuadra e Zekirja Ramadanit është mposhtur në udhëtim te Ferizaj me rezultat 2-0 me golat e realizuara nga Halili dhe Gentrit.

Fitore të thellë ka regjistruar Llapi që e ka mposhtur Drenicën me rezultat të thellë 4-0 në Podujevë me gola e Porgnit, Firminos, Alidemajt dhe Kurtajt.

Gjilani është e treta në tabelë me 40 pikë, një më shumë se Llapi. Ferizaj është në vendin e shtatë me 31 pikë derisa Drenica e fundit me 23 pikë. /IndeksOnline/