Llapi-Shkupi/ bileta për ta parë këtë ndeshje kushton hiq më pak se 10 euro

Të enjten do të zhvillohet ndeshja kthyese mes Llapit dhe Shkupit, ndeshje e vlefshme për kualifikimet në Konferencë Ligë.
Klubi i Llapit ka bërë të ditur se në këtë ndeshje do të lejohen tifozët, vetëm 15 përqind e kapacitetit e stadiumit “Fadil Vokrri”, transmeton Indeksonline.
Llapi ka lajmëruar se bileta për këtë ndeshje është 10 euro dhe se nuk ju duhet testi PCR për të hyrë në stadium.
Biletat do të dalin në treg nesër në ora 13:00, tek stadiumi “Zahir Pajaziti”. Për lokacione tjera do të lajmëroj ekipi i Llapit.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Maqedoni të Veriut përfundoj 2:0 në të mirë të Shkupit./Indeksonline/