Llapi, skuadra e vetme në Superligë me fanella ‘Nike’
Skuadrat kosovare zakonisht vishen nga firmat italiane Givova ose Legea.
Megjithatë, skuadra e Llapit sivjet ka zgjedhur firmën e njohur amerikane ‘Nike’.
Skuadra e Tahir Batatinës në ndeshjen e fundit kundër Drenicës u paraqit me fanella të kaltërta.
Ekipet e mëdhenj në Evropë, përfitojnë miliona para nga sponzori i fanellave.
Për shembull, Liverpooli pritet të përfitoj 1.1 miliard euro nga ‘Nike’ për 4 vite kontratë. /Indeksonline/