18:26 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

Llapi s’po i bën hesapi në afat kalimtar, ky është i radhës

Kampioni vjeshtor i elitës së futbollit, Llapi nga Podujeva, përforcon radhët me një futbollist nga Shqipëria.

Llapjanët prezantuan futbollistin më të ri.

“Turhani luan si qendër-mbrojtës dhe së fundmi ishte pjesë e KF Korabit, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e KF Shkumbinit”.

“Turhanit i dëshirojmë mirëseardhje në familjen e madhe të KF Llapit dhe suksese drejt objektivave të klubit”, bëhet e ditur nga klubi.

Llapi është në krye me 34 pikë, dy më shumë se Prishtina dhe katër se Drita nga Gjilani.